Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se për pasojë një person ka ndërruar jetë.
Raportohet se banesa ndodhet pranë sheshit “Omonia” në qytetin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.