Numri i të vdekurve është rritur në 29 në një klub nate në metropolin turk të Stambollit, pasi një zjarr shpërtheu gjatë punimeve të rinovimit në vend, konfirmuan autoritetet lokale të martën, sipas AA.
Viktimat ndodhën mes punëtorëve të ndërtimit në klubin e natës ku shpërtheu flakët në katin minus të parë dhe të dytë të një ndërtese 16-katëshe në lagjen Besiktas të qytetit, njoftoi në një deklaratë zyrtare Guvernatoria e Stambollit.
Shkaku specifik i zjarrit mbetet i panjohur, por në deklaratë thuhet se ka ardhur nga puna e rinovimit.
Me marrjen e alarmit, zjarrfikëset, ekipet mjekësore dhe policia kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, ndërsa forcat e rendit kanë siguruar zonën.
Zjarrfikëset me 31 automjete dhe 86 efektivë kanë shuar flakët me shpejtësi dhe kanë vënë situatën nën kontroll.
“Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit janë duke vazhduar në vendin e incidentit”, thuhet në deklaratë.