Vendosni fjalën kyçe....

Bie nga lartësia ku po punonte, humb jetën 55-vjeçari në Tiranë


Një 55-vjeçar ka humbur jetë ditën e sotme pasi është rrëzuar nga lartësia ku po punonte.

Shtetasi me iniciale S.B ishte duke punuar në një kantier ndërtimi në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë dhe u rrëzua nga lartësia.

Nga dëmtimet e marra ai humbi jetën në spital rreth orës 13:30.

Më datë 03.04.2024, rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.