Vendosni fjalën kyçe....

Blinken has probleme gjatë vizitës në Europë


Delegacioni i sekretarit amerikan të shtetit u detyrua të udhëtonte me makinë nga Parisi në Bruksel për takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ndryshimi i planeve ndodhi pasi avioni i Blinken pati një problem mekanik, gjë që detyroi Sekretarin e DASH të udhëtonte drejt kryeqytetit belg me makinë.

Blinken ka nisur një tur në Europë duke zhvilluar takime me aleatët e Shteteve të Bashkuara, ndërsa është raportuar se tema kryesore e diskutimit do të jetë lufta në Ukrainë dhe ajo në Gaza.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që zyrtari amerikan përballet me një situatë të tillë pasi në një udhëtim të mëparshëm në Evropë, Blinken u bllokua për pak kohë në qytetin zviceran të Davos për shkak të një problemi me avionin e tij.