Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet për marrëdhënie seksuale më të miturën, pranga  60-vjeçarit në Tiranë


Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Në pranga ka rënë një burrë me iniciale K.B. Arrestimi është bërë nga efektivët e Komisariatit 1.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”.