Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë, Kukësi fiton ndaj Tiranës, Egnatia mposht  Vllazninë


Pas eliminimit të Partizanit, Kukësi vazhdon të shfaqë performancë të shkëlqyer në Kupën e Shqipërisë, duke triumfuar 2-0 në gjysmëfinalen e parë kundër Tiranës.

Ndeshja u zhvillua në fushën e Kukësit, ku ekipi i Bledar Devollit e shënoi golin e parë në minutën e 20-të me Mingon.

Në minutën e 59-të, Kukësi dyfishoi shifrat me  Solodovnikov.

Kukësi kështu bën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në finale, që do të vendoset në ndeshjen e kthimit.

Në sfidën tjetër, Egnatia, fituesja në fuqi e Kupës, arriti të fitojë 1-0 kundër Vllaznisë në shtëpi.

Gol fantastik i Fernandos në minutën e 30-të bëri një të shpërthente festa në Rrogozhinë.

Vllaznia u përball me vështirësi edhe më tej pasi Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33-të, pas një ndërhyrjeje ndaj Zejnullait, një vendim që u mor me ndihmën e VAR.

Ndeshja u kthye në një sfidë të vështirë për Vllazninë, sidomos pas kartonit të kuq të Hakaj në minutën e 79-të. Pritet me interes sfida e kthimit, ku Vllaznia do të përpiqet për një përmbysje të ndeshjes.