Vendosni fjalën kyçe....

Inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Shkodrës dënon me 4 vite burg italianin Davide Pecorelli


Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe që më pas u rishfaq në Itali në mënyrë më shumë se të guximshme.

Ai akuzohet për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkohë që për ekstradimin e tij , seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias për të vendosur kërkesën për ekstradim të Z. Pecorelli është caktuar për 28 maj 2024 e cila, megjithatë, aktualisht nuk duket të jetë e ekzekutueshme.