Vendosni fjalën kyçe....

Kapet me doza kanabisi, arrestohet 45-vjeçari në Lezhë


Në Lezhë është arrestuar një burrë 45-vjeçar në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Eduard Koka është kapur me sasi të vogla të kanabisit gjatë një kontrolli fizik, duke e treguar se ai e shiste atë në zona të ndryshme të Lezhës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjithashtu gjeti 7 maska, 2 thika dhe 2 përforcues grushti.

“Nga kontrolli fizik i kryer ndaj shtetasit Eduard Koka, në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti”, njofton policia.