Vendosni fjalën kyçe....

Mandati i Olta Xhaçkës/ Bardhi kërkesë Konferencës së Kryetarëve, Nikolla: Të hënën mblidhet Këshilli i Mandateve 


Ishte kryetari i grupit parlamentar të PD-së ai që kërkoi llogari për këtë çështje, ndërsa akuzoi se maxhoranca po bllokonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

DISKUTIMET

Bardhi kryetares së Kuvendit: Të kujtoj se mos zbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, përbën vepër penale. Në shkelje të kushtetutës ju si kryeparlamentare dhe si maxhorancë po refuzoni të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Keni nxjerr justifikime absurde nga janari i vitit 2023 e deri më sot. Kjo praktik e Gjykatës Kushtetuese, është praktik e njohur por ju bëni sikur nuk e kuptoni dhe e zvarrisni. Doni ta ktheni edhe një here te këshilli i mandateve ku vendimet e këtij këshilli kanë qenë subjekt i shqyrtimit ne Kushtetuese.

Nikolla: Të hënën do te mbledhim këshillin e mandateve per kete ceshtje per te vijuar proceduren.

Bardhi: procedura thote se ceshtje do duhet te vij ne kuvend. Por ju kerkoni ta zvarrisni..

KERKESA E PS

Kujtojmë se PS ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Parlamentar që synon të ndalojë ndërhyrjet e Rusisë në proceset demokratike të Bashkimit Europian dhe vendeve aleate, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Komisioni do të jetë i përbërë nga 13 anëtarë, ndërkohë që drejtimi i tij do të bëhet nga socialistët. Sipas propozimit të PS, Komisioni fillimisht do të ketë një mandat 1-vjeçar dhe mandati i tij mund të zgjatet nëse do të vlerësohet e nevojshme.