Vendosni fjalën kyçe....

Manja përshëndet vendimin e opozitës për miratimin e Amnistisë Penale: U vonua nga agjenda politike të turbullta


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka përshëndetur vendimin e PD-së për miratimin e Amnistisë Penale në Kuvend që sipas tij është vonuar deri më tani nga agjenda politike të turbullta.

Këto vonesa sipas Manjës kanë dëmtuar afro 700 përfitues të amnistisë.

Sipas Manjës opozita ka mbështetur variantin e qeverisë ku nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut apo GJKKO-së duke i kthyer kështu opozitës përgjigje për një nga kushtet e saj për të votuar Amnistinë Penale.

Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga axhenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

Së fundmi, nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit – kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë – Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë”-shkruan Manja.