Vendosni fjalën kyçe....

Nga ndalimi i shpopullimit te fuqi eksportuese, Partia e Lirisë miraton prioritetet për 10 vitet e ardhshme


Partia e Lirisë ka miratuar 5 prioritetet kyçe që sipas saj ka nevojë vendi në 10 vitet e ardhshme.

Partia e Lirisë i sheh këto prioritete (ndalimi i shpopullimit, rritje e pensioneve, arsimi dhe investimi te kapitali njerëzor, bujqësia dhe ulja e kostove të jetesës dhe Shqipëria fuqi eksportuese) si kryesore për tu ndjekur nga ajo në 10 vitet e ardhshme.

Synimet e Partisë së Lirisë janë miratuar nga Komiteti Drejtues Kombëtar i saj.

Partia e Lirisë duket se ka filluar të përcaktojë shtyllat për fushatën elektorale për zgjedhjet që do zhvillohen vitin e ardhshëm.

Deklarata:

Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë miratoi dje 5 PRIORITETET KRYESORE për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë:

1.Ndalimi i shpopullimit.

2.Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

3.Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:

4.Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës.

5.Shqipëria, fuqi eksportuese.

Projekti ynë madhor është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë 4 milion qytetarë shqiptarë rezidentë!

Per kete, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojme: ndalimin e menjehershem te shpopullimit,  gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike,  përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta,  me mundesi strehimi e krijimi familjeje,  si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik. Per kete, prioritetet tona dhe masat konkrete do te jene:

1.Ndalimi i shpopullimit,

a.Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur

b.subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

c.Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura),

d.Mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

2.Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda nje mandate qeverises.

a.Indeksimin e plote te pensioneve sipas inflacionit ushqimor

b.Rritje e pensioneve per te qene perfitues te rritjes ekonomike me objketiv dyfishimi i mases se pensioneve te gjitha kategorive

c.Kompensimin nga mos indeksimi i plote i pensioneve ne vitet paraardhese

d.Dyfishim te pagave te mesuesve dhe mjekeve

e.Rritje i nivelit te pagave per punonjesit mbi mesataren e rajonit.

3.Arsimi dhe investimi tek kapitali njerezor:

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te rajonit

4.Bujqesia, ushqimi dhe ulja e kostos se jeteses

a.Rritje e prodhimit bujqesor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte per krere dhe njesi prodhimi, per te katerfishuar numrin e krereve dhe prodhimin vendas.

b.Subvencionim i plote i agroperpunimit.

c.Garantim i sigurise ushqimore

1.Shqiperia, fuqi eksportuese

a.Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

b.Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

c.Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per te mira publike.

d.Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

e.Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike.