Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e ditës së premte, më 5 prill, të thirrur nga opozita.
Në postimin e tij, Blushi thekson se protesta bëhet për të shpëtuar Tiranën nga kryebashkiaku Veliaj, të cilin e quan kryebandit, kryehajdut dhe kryemashtrues.
Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi:
EJA PROTESTO! Të shpëtojmë Tiranën nga ky kryebandit, kryehajdut dhe kryemashtrues!
Të premten, në ora 11:00, të gjithë para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar:
✅️Ndëshkim për aferën e inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe për qindra milionë euro të vjedhura përmes kësaj skeme kriminale.
✅️Ndëshkim për keqmenaxhimin dhe vjedhjen e taksave tona.
✅️Ndëshkim për betonizimin dhe zhdukjen e hapësirave të gjelbërta!
✅️Ndëshkim për ndotjen kriminale të ajrit dhe kthimit të Tiranës në “dhomë gazi” ku çdo vit sëmuren dhe humbin jetën dhjetëra qytetarë.
✅️Ndëshkim për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe të çdo simboli të trashëgimisë historike dhe kulturore.
✅️Ndëshkim për shtëpitë e shembura në shkelje të ligjit, për gjobat e padrejta, për braktisjen dhe lënien në harresë të qytetarëve në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuara.
Boll më Drejtësisë me Regji!
Pa marrë të pandehur Erion Veliaj nuk ka Drejtësi!
Eja edhe Ti, të premten, datë 5 prill, në ora 11:00, në protestën para Bashkisë së Tiranës!