Vendosni fjalën kyçe....

Basha u largua nga salla, dy deputete i dalin nga radha dhe votojnë propozimin e Bardhit



Edhe pse e kundërshtoi gjatë gjithë kohës Amnistinë Penale, Lulzim Bashës i kanë “rrjedhur” dy vota nga grupi i deputetëve që ai përfaqëson.

Ndërsa Basha dhe një pjesë e deputetëve u larguan nga salla e Kuvendit në momentin kur po votohej amnistia penale, dy deputetet Ori Nebiaj dhe Eralda Tase Bano qëndruan në vendet e tyre dhe dhanë votën e tyre pro propozimit të kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhit.