Vendosni fjalën kyçe....

Çështja Xibraka/ Bardhi i kthehet Ballës: Nëse keni fotografinë e 45-vjeçarit brun pse nuk e publikoni


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla foli nga Kuvendi për laboratorin e kokainës në Xibrakë, duke akuzuar opozitën se një nga personat e përfshirë është i lidhur me një deputet të opozitës.

“Sali Berisha, pronari i SHQUP-it më akuzoi mua për laboratorin e Xibrakës. Saliu kërkoi të sulmohesha unë që isha në Mirakë, jo në Xibrakë, se Xibraka është në Elbasan, jo Miraka. Ata e dinë fare mirë se kush është bruni flokëshkurtër 45 vjeçar. Shko pyet Saliun. Shko poshtë ballkonit dhe pyete Saliun, se Saliu e ka thënë këtu, është një i lidhur me një deputet të partisë tënde. Unë të dëgjova (i drejtohet Bardhit). Ti ke një problem të madh, je vetëm zhurmues, nuk u bëre njëherë drejtues i grupit parlamentar, prit të mbaroj unë).

U kthyet ju pas 9 vitesh te kjo fabul. Ju e dini fare mirë që nuk është Olsi Rama, është hetuar për këtë. Kush po iu paguan ju ta riktheni këtë çështje? Fola si një dëshmitar politik prej shumë vitesh këtu në parlament. Si ministër iBrendhsëm dua të hjetoj si ka mundësi që politika e këtij krahu nuk ka vendosur mend të shpërdorohet nga interesa ekonomike, financiare dhe të vijë këtu e të artikulojë për gjëra të qarta, që janë hetuar. M.q.s ju keni besim te SPAK, pse nuk keni besim që ta hetojë edhe këtë ccështje? Të takon për detyrën që mban. Detyrën e kryetarit të grupit parlamentar e kam bërë edhe vetë, duhet t’i qëndrosh fjalës, bëj kallëzim, jo informim, njoftim. Për kallëzim të rremë shkon në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim dhe e mbyllim këtu. Shko te Saliu, Saliu kush është ai 45-vjeçari, kaq, ta thonë edhe ata të rreshtit të fundit.

Në 8 muaj nuk pretendoj të spastroj Policinë e Shtetit menjëherë, por dua t’ju shpreh të gjithë angazhimin tim dhe shumë shpejt do të vij këtu tek ju, të kërkoj edhe mbështetjen tuaj, të opozitës, për një ligj të ri të Policisë së Shtetit. Nuk kam asnjë dyshim që ka pnponjës që ditën janë me uniformë dhe natën tradhtojnë besimin e qytetarëve. Jam duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë parntere, INTERPOL, EUROPOL se falë këtyre kemi arritur të identifikojmë drejtues të lartë që sot janë pas hekuraee. E papranueshme që policia shkon të arrestojë një prej personave më të rëndësishëm të botës së krimit, personi të jetë në kontakt me një shef komisariati, është arrestuar shefi i komisiariatit edhe bosi i heroinës është arrestuar”, tha midis të tjerash Balla.

Më pas ka qënë Gazment Bardhi ai që ka replikuar me ministrin Balla për çështjen e laboratorit të Xibrakës, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi përgjigje nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla lidhur me deklaratën e tij.

“Në asnjë rast nuk do të dëgjoni nga grupi i PD të sulmojë punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit që janë lënë në baltë nga kupola drejtuese. Nuk mund të mbështesim atë që ka thënë drejtuesi i SPAK se në raste të caktuara nuk mund të bashkëpunojmë me policinë pasi na rezulton se ka policë të përfshirë edhe në nivele të larta. Ne nuk mbështesim dot punonjësit e policisë që prishën provat në laboratorin e Xibrakës. Ua vura re sikletin për të folur për këtë çështje. Iu pyeta nëse ka raporte vëzhgimi. Pse nuk tregoni pamjen e 45-vjeçarit të paidentifikuar? Thatë një gjë shumë të rëndë këtu ministër. Dini identitetin e këtij personi. Pse nuk ndihmoni? Prokuroria ju vendos në hetim për moskallëzim krimi”, tha Bardhi.

“Ke qenë dhe ministër Drejtësisë. I vetmi moskallëzim krimi po ndodh nga ana juaj. U zotuat se do bëni kallëzim dhe s’e bëtë. Ti je në fazën që nuk beson më as ato që thua vetë. Bëni mirë që të mos përdoreni, Gazi, po përdoresh, Gazi po ta them mos u përdor. (Ndërhyn Vokshi) Albana pse e mbron Gazin ti? Para 6 muajsh Gazi për ty ishte djall, u bë engjëll. Do bëhet djall sërish ku i dihet”, u shpreh Balla.