Chelsea ka shënuar një fitore me rikthim spektakolar në Premierligë.
Chelsea fitoi në shtëpi ndaj Manchester United me rezultat 4:3, në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit anglez.
Chelsea ishte në epërsi të dyfishtë pas 19 minutave lojë.
Fillimisht Gallagher kaloi vendasit në epërsi, për ta dyfishuar më pas Cole Palmer.
Garnacho ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 34-të, ndërsa pesë minuta më vonë Bruno Fernandes barazoi shifrat.
Goli i epërsisë për United erdhi në minutën e 67-të kur shënoi Garnacho.
Cole Palmer shënoi dy gola për një minutë në shtesa për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.
Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e 10-të, kurse Manchester United mbetet i gjashti me 48 pikë të grumbulluara.