Radhë të gjatë janë formuar në pikën kufitare të Kapshticës në kufirin mes Shqipërisë e Greqisë pas bllokimit dyditor në anën greke për shkak të një greve.
Sipas gazetares së BW, Lorena Kodra, mëngjesin e sotëm ka pasur fluks të shtuar të mjeteve, sidomos kamionëve të tonazhit të rëndë duke bërë që radha të shkojë mbi 2 kilometra.
Kufiri mes dy vendeve në tre doganat u bllokua për dy ditë me radhë dhe është rihapur sot.