Deputeti i PD-së i grupit të Bashës, Alibeaj, tha se të bërit politikë me hallet e njerëzve është gjëja më e ulët.
Ai komentoi miratimin e Aministisë Penale nga PS-ja e Rithemelimi në seancën e djeshme duke theksuar se nga pazari do përfitojnë të korruptuarit , drejtorët e bashkive.
“Të bësh politikë me hallin e tjetrit është gjëja më e ulët për një qenie humane që në vend të zemrës një zot e di se çfarë ka. Si Ministër Drejtësie, sot ndihem krenar, që me durim dhe këmbëngulje, votuam ligjin e amnistisë që kaluam në qeveri me zero përfitim për subjektet e SPAK dhe GJKKO. Me aktin e amnistisë nuk përfitojnë protestuesit. Ata vazhdojnë të enden prokurorive, gjykatavem vazhdojnë të jenë ende nën thundrën e represionit policer të kësaj qeverie. Dje u amnistuan drejtorët e bashkisë dhe u ndëshkuan protestuesit, sot thirren protestuesit para bashkisë. Kjo është tallja që bëhet me protestuesit.” – tha Alibeaj.
Aministia penale u miratua dje me votat e PS-së dhe Rithemelimit.
Zëdhënësja e PD-së së Bashës, Mirela Karabina, i kërkoi kryetares së Kuvendit të japë llogari për lejimin e votimit të deputetit të Rithemelimit Flamur Noka, i cili është i përjashtuar.