Vendosni fjalën kyçe....

Argita i bashkohet protestës te Bashkia: Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK-u për Veliajn


Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha i është bashkuar sot protestës së organizuar nga opozita dhe me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve.

Ajo tha për mediat se Veliaj është një kopje e shëmtuar e Ramës dhe se kryebashkiaku nuk ka nga pas asnjë hetim prej SPAK-ut.

Malltezi: Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. I tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre. Kjo është vjedhje. Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë por edhe për celjen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni.

Ajo ka zgjedhur të përcjellë një mesazh në lidhje me të atin, duke veshur një bluze në të cilën ishte stampuar thënia “ Lironi liderin e Opozitës”.

 

foto galeri