Vendosni fjalën kyçe....

Astana i kërkon Skënderbeut sulmuesin nigerian, klubi korçar pritet të përfitojë shumën e majme


Skënderbeu do shesë sulmuesin nigerian, Franklin Ahanonu, te kazakistanas, Astana.

Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në klubin korçar, me drejtuesit që po diskutojnë detajet e fundit të transferimit në Kazakistan.

Ahanonu shkëlqeu te korçarët, duke shënuar 9 gola në 18 ndeshje, nga të cilat vetëm 14 herë luajti si titullar.

Më parë në Shqipëri ka luajtur me Turbinën e Cërrikut. 22-vjeçari nigerian do të udhëtojë që sot drejt skuadrës së re, duke u larguar nga Skënderbeu në kulmin e sezonit.

Detajet e transferimit pritet të bëhen të ditura në orët në vijim ku flitet se klubin korçar do të përfitojë rreth 300 mijë euro nga lëvizja.