Vendosni fjalën kyçe....

Basha sulmon Rithemelimin: Votuan amnistinë e turpshme, pseudorevolucioni u zerua në pazar


Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, mori pjesë sot në Kuvendin Zgjedhor të degës nr. 15 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, ai cilësoi amnistinë penale të miratuar mbrëmjen e djeshme në parlament me votat e Rithemelimit dhe shumicës socialiste si të turpshme.

Basha gjithashtu nuk u kursye ironive ndaj aksionit opozitar të deputetëve të Rithemelimit, që zgjati për gati 5 muaj, duke e cilësuar atë si një pazar që përfitoi vetëm Rama.

“Mbrëmë e panë mirë të gjithë shqiptarët, e panë edhe ata të shkretë që e kanë ndjekur sa e sa muaj se ku është pazari dhe për çfarë bëhet pazari. Mbrëmë e pamë se si u zerua zelli revolucionar i 5 muajve, e them këtë jo pa ironi që për 5 muaj revolucioni nuk solli asnjë të mirë për demokratët. I preu fytin opozitës parlamentare, ndërkohë që Edi Rama vazhdonte ngrinte kartonat, miratonte buxhete, ligje, shpronësime, investime strategjike për miqtë e vet të korruptuar dhe për bandat kriminale, por opozita nuk arrinte dot as të bënte një diskutim të vetëm për buxhetin e shtetit. 7 miliardë euro buxhet, s’pikon asgjë për fermerin shqiptar.

Pse? Se po bënim revolucion pra. Ku një natë të bukur revolucioni mbaroi. Si mbaroi revolucioni? Duke i vënë kazmën komisionit për reformën zgjedhore, duke e paralajmëruar një skemë mafioze për t’i vënë kazmën SPAK-ut, se aty është halli dhe mbrëmë duke aprovuar një amnisti të turpshme ku falen apo ndalet procesi”-deklaroi Basha.