Një protestë do të mbahet në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës.
Nga pamjet shihet se Policia e shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke dërguar numër të shtuar efektivësh në terren.
Duket se efektivët janë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, edhe me skafandra dhe mburojë xhami.
Ndërkohë që qytetarët kanë nisur të mblidhen, efektivët kanë vendosur kordonin para bashkisë.
Protesta është thirrur nga qytetarët dhe opozita, ndërkohë që vjen pas arrestimeve për dosjen “5D”.
Në sajë të kësaj dosjeje, u arrestuan 3 zyrtarë të bashkisë, të cilët kishin përfituar tendera nga kjo bashki apo institucione vartëse të saj me kompaninë e tyre “5D Konstruksion”.