Vendosni fjalën kyçe....

Nis pa prezencën e mazhorancës mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet


Ka nisur pa prezencën e përfaqësuesve socialist, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë.

Në këtë komision morën pjesë përfaqësues të opozitës. Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë Albana Vokshi tha se Edi Rama dhe të tijët kanë frikë nga hetimet e Komisionit, prandaj dhe kanë zgjedhur të mos jenë të pranishëm.

Vokshi në mesazhin e saj nënvizoi se Komisioni Hetimor duhet të nisë punën sa më parë, që hetimeve për koncesionet në Shëndetësi t’ju shkohet deri në fund.

“Edi Rama dhe anëtarët e PS në Komision nuk kanë ardhur, pasi kanë frikë nga ky Komision. Maxhoranca po shkel përditë ligjet dhe Kushtetutën. Është kjo qeveri që ka frikë nga gjithçka, pasi ka abuzuar me pushtetin në 10 vite. Ne nuk kemi kohë për të humbur, hetimi duhet të nisë sa më parë”, u shpreh Vokshi.

Gjithashtu ajo u shpreh se sipas saj mazhoranca refuzon sepse Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën.

“Rregullorja i ka dhënë një instrument opozitës edhe kur mazhoranca nuk ka vullnetin për t’u mbledhur. Nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ e anëtarëve mund të caktojnë orën, ditën dhe rendin e mblehdjes pasardhëse. 

Me firmat e 7 deputetëve, gati gjysma njoftuam se mbledhja ishte sot. Grupi i deputetëve të PS u njoftua në të gjitha mënyrat. Por për të dytën herë radhazi vijuan në z=vazhdën e shkeljeve ligjore dhe të Kushtetutës e Rregullores së Kuvendit. 

Që para se të mblidhej komisioni në mbledhjen e parë, bëra një bisedë me Ndrecën dhe i kërkova miratimin e një rregullore të posaçme, por u refuzua nga mazhoranca. Mazhoranca refuzon sepse Ramës nuk i intereson që komisioni të vijojë punën. Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës, ditën e martë 10:30”, u shpreh Vokshi.