Vendosni fjalën kyçe....

Pranga efektivit në Portin e Durrësit


Një efektiv i Policisë Kufitare është arrestuar në Portin e Durrësit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

37-vjeçari akuzohet se ka lejuar trafikun e armëve dret Italisë.

Efektivi i arrestuar është Besard Xhaferri i cili akuzohet se nuk ka kontrolluar një kamion që transporton makina, ku u gjetën dy pistoleta.

Njoftimi

“Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durres-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.”