Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i SHBA-së për hyrjen e Ukrainës në NATO prelud i “apokalipsit bërthamor” – Musk


Një zotim i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Antony Blinken se Ukraina do bëhet anëtare e NATO-s duket si një skenë nga një film për një apokalips bërthamor, beson sipërmarrësi Elon Musk.

Diplomati i lartë amerikan përsëriti vendosmërinë “e fortë” të vendit të tij dhe anëtarëve të tjerë për të përfshirë Ukrainën në bllokun ushtarak në një samit të NATO-s në Bruksel këtë javë.

Duke folur së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, ai tha se qëllimi i ngjarjes ishte “të ndihmojë në ndërtimin e një ure drejt anëtarësimit”.

“Kjo është fiks se si fillon filmi i apokalipsit bërthamor,” u përgjigj Musk në X. Ai ndau një video nga filmi televiziv amerikan i vitit 1983 “The Day After”, i cili përshkruan një luftë të imagjinuar bërthamore midis SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Filmi u shfaq për audiencën sovjetike në vitin 1987, kur dy superfuqitë po negocionin një traktat kyç të kontrollit të armëve bërthamore.

Musk ka folur më parë për rreziqet për Ukrainën dhe botën lidhur me përshkallëzimin e mëtejshëm. Vazhdimi i armiqësive mund të çojë në humbjen e qasjes së Kievit në Detin e Zi, tha ai javën e kaluar.