Vendosni fjalën kyçe....

Shpopullimi/ Meta: PL-ja fond strehimi për familjet e reja


Kryetari i Partisë së Lirisë ka mbajtur një konferencë për mediat, ku ka shprehur shqetësimin për faktin se rinia shqiptare sot nuk ka mundësi që të ketë një banesë.

Meta shprehet se banesat janë bërë thuajse të pamundura për t’u blerë, sepse ndërtohet për pastrim parash dhe jo për nevojat e rinisë.

Meta thekson se Partia e Lirisë do të krijojë fond strehimi për çiftet e reja, që ata të kenë mundësi të blejnë një apartment. Sipas Metës, strehimi zgjidh problemin e shpopullimit.

 

Fjala e kryetarit të PL, Ilir Meta për strehimin:

Strehimi si problem social i pazgjidhur nga qeverisja aktuale

Pamundësia për strehim është një plagë e rëndë sociale, duke u kthyer në një nga arsyet themelore për largimin masiv të qytetarëve tanë në emigirim.

Sepse, për çfarë përspektive mund të flasim për një familje të re, e cila nuk siguron dot një strehë për të rritur fëmijët?

Ku edhe ata që ja dalin, kanë kosto të jashtëzakonshme, janë peng të mikrokredive dhe borxheve.

Nga tremujori i katert i viti 2016 deri në vitin 2023, mbi 13.2 million metra katrore leje ndertimi jane dhene per gjithe vendit. Nga keto rreth 7.7 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë vetem në Tiranë.

Ndërkohë në kryeqytet rregjistrohen me mijëra apartamente të pashitura, si dhe mbi 55000 banesa bosh, ku nderkohe me mijëra qytetarë jane pa strehim.

Bumi ne ndertim nuk po përdoret si mekanizëm strehimi. Përkundrazi, po përdoret për pastrimin e parave të pista, gjë që është vënë në dukje dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si dhe Parlamenti Europian.

Kostoja e blerjes së apartamentit, është rritur ndjeshëm, bashkë me kostot e jetesës, nga rritja e çmimeve dhe mosrritja e pagave.

Varfëria është thelluar për të gjitha kategoritë e shoqërisë, ndërsa strehimi, qoftë me Qira apo për të Blerë, është shtrenjtuar ndjeshëm, duke u bërë i papërballueshëm për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Me nje page mesatare bruto ne 678 Euro nje familje i duhet mesatarisht nga 46 ne 60 vite per te blere apartament modest ne 100 m2.

Gjithashtu po aq e veshtire eshte kosto e qirase per nje familje te re. Duhet të paktën një pagë mujore mesatare neto, për të përballuar koston e qirasë, apo të kësteve të kredisë.

Nje qira mujore minimale ne 450 Euro ne muaj per nje familje me dy te punesuar me page mesatare bruto ne muaj ne 678 Euro mbetet nje bare e rende per tu perballuar.

Qeveria Rama nuk e ka zgjidhur problemin e strehimit, edhe pse Shqipëria është betonizuar masivisht vitet e fundit.

 

Mjafton të shikojmë situatën në Tiranë. Fondi 3% i banesave, pra që synon banesa të gatshme që u merren ndërtuesve të cilët marrin leje për sipërfaqe mbi 2000 m2, për t’ja dhënë qytetarëve si banesa sociale, nuk ju është vendosur ne dispozicion qytetarëve, për shkak të pazareve që bëjnë me ndërtuesit.

Perkundrzai qytetarët i keni parë se si nxirrën nga shtepitë me forcë dhe rrinë rrugëve duke mos te mbrojne te drejtat e tyre.

Deri ne vitin 2022, rreth 26 mijë metra katrore sipas dhe denoncimit qe ka bere Partia e Lirise kemi bere që Bashkia e Veliajt duhet ti merrte sipërfaqe banimi të ndertuara, nuk ja ka marrë ndërtuesve dhe aq më keq, u ka lejuar dhe pazaret me para, duke shkelur haptaz Nenin 19 të ligjit 22/2018, “Për Strehimin Social”.

Ne si Parti e Lirisë e kemi çuar këtë çështje në SPAK.

Aktualisht qeveria dhe pushteti vendor së bashku, pa llogaritur fondet për rindërtimin nga tërmeti, planifikuan për vitin 2023, vetëm rreth 878 milionë lekë ose 7.6 milionë Euro (sipas llogaritjeve te vitit 2023), për subvecionimin e qirave të banesave dhe për investimet për strehim sociale.

Ndersa ne vitin 2024 jane planifikuar rreth 745 milion leke ose 7.2 milion Euro. Buxheti per politika te strehimit social ka pesuar ulje pavarsisht dhe nga niveli teper i ulet i planifikuar ne vitin 2023. Ne perqindje te PBB shpenzimet e Qeverise per politikat e strehimit jane ulur nga 0.04% e PBB ne vitin 2023 ne 0.03% e PBB ne vitin 2024.

Me 7.2 million Euro per buxhetin e strehimit socila ne vitin 2024, do të mjaftonin vetem për te blerë 60 apartamente me kosto 1200 Euro m2, me sipërfaqe 100 m2.

Ose, për subvencionimin e qirasë mujore për gati 1300 familje ne vit.

Politikat Sociale të Strehimit të Partisë së Lirisë

Krahas objektivave madhore qe ka Partia e Lirise, strehimi eshte nje nga prioritet per te mos lejuar marginalizimin social.

Gjithashtu strehimi eshte dhe mbetet nje nga masat me te domosdoshme per te ndaluar shpopullimin si nje nga prioritet me madhore te Partise se Lirise.

Partia e Lirise do te angazhohet ne krijimin e fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), Mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

Partia e Lirisë nisur nga vullneti politik i saj për të adresuar këtë problematikë të rëndë sociale, si dhe nga eksperiencat e 27 vendeve Europiane, në lidhje me politikat e strehimit, propozon një sërë masash politike, të mundshme, duke ju referuar mesatares të financimit të programeve të strehimit të këtyre vendeve europiane.

Ne do te fokusohemi në programet e subvencionimit për përfitim për strehim, por njëkohësisht dhe për investim për ndërtimin e banesave sociale.

     Programi i subvencioneve apo perfitimit per strehim te zgjerohet jo vetem per qirate dhe për interesin e kredisë, por dhe për të reduktuar kostot e strehimit, si të ngrohjes etj, dhe niveli i financimit te rritet ne masen  140 Milionë Euro, ose afersisht të jetë ne 0.6% e PBB, nivel i barabarte me mesataren europiane.

     Programi i investimeve për ndërtimin nga shteti te banesave sociale te zgjerohet per tu fokusuar jo vetem per kriterin e te ardhurave, por të përfshihen edhe grupe specifike qe kanë nevoja të veçanta strehimi, psh. familjet e reja, prindërit e vetëm, personat me aftësi të kufizuara ose me probleme shëndetësore, të moshuarit si dhe studentet.  Financimi i këtij programi te rritet ne masen 70 Milionë Euro, rreth 0.3% e PBB i barabarte me mesataren e financimit te programeve kryesore me vendet e BE –se.

     Totali i fondit per politikat e strehimit te arrije ne nivelin e 0.9% e PBB, ose rreth 210Milionë Euro, per dy programet e mesiperme nga 0.03% e PBB qe eshte aktualisht.

Me këto politika sociale të strehimit, të cilat 20-fishojnë numrin e përfituesve, do të krijohet përkujdesja e nevojshme që mungon aktualisht.