Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas deklaratave të Veliajt: Janë bërë si mafiozë që kërcënojnë njëri-tjetrin


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët

Postimi i kryetarit të PD në X:

Janë bërë si kartelet e mafies, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur.

Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku. E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un.

Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët. Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.