Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për deklaratat e kryeministrit Rama: Iu përgjigj me peqe-leqe


Ish-kryeministri Sali Berisha, për reagimin e kryeministrit Edi Rama pas deklaratave të Erion Veliajt për arrestimin e zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, është shprehur se iu përgjigj me peqe-leqe.

Sipas Berishës, ata përdorin kodin e mafias, ndërsa shtoi se e ka thënë nga dritarja e banesës që ndodhet në arrest shtëpie, se Edi Rama është kalbësirë.

Ndër të tjera, ish-kryeministrit tha se këta zhvillime tregojnë se vetëm protesta dhe mosbindja civile është shpëtimi i Shqipërisë.

“Miqtë e mi, ana tjetër e asaj që dëgjuat ju, ishte edhe më e veçantë, më e padëgjuar ndonjëherë, më e pabesueshme.

Njëlloj si në kodet e mafies, Erion Veliaj i dërgoi Edi Ramës mesazhet se ti je ai që zëvendëskryeministri yt ka bërë të pabërat dhe është arratisur.

Dhe guxo po deshe të matemi publikisht se i gatshëm jam.

Guxo po deshe të matemi.

Ajo që ndodhi, asnjë nga ju nuk mund ta imagjinonte, por në mënyrë të përsëritur nga kjo dritare u kam thënë se Edi Rama është kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!

Dhe ju e patë se si, brenda një kohe rekord, për të mos u besuar syve, Edi Rama kërcënimeve të Erion Veliajt, iu përgjigj me peqe-lepe bashkëhajduti im.

E paimagjinueshme!

Ai deklaroi se jam 100 përqind me çdo fjalë dhe presje dakord me Erion Veliajn.

A ka shëmti më të madhe, a ka kapitullim më të madh, a ka dëshmi më flagrante se Erion Veliaj dhe Edi Rama janë hajdutë të pandarë dhe se ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve?

Miqtë e mi nëse ju, në qoftë se Tirana, shqiptarët, nuk u japin përgjigjen e merituar, këto kalbësira do kundërmojnë për vite e vite mbi qytetin dhe Shqipërinë.

Të dashur miq, jam dakord tha Edi Rama me fjalë dhe presje sepse Erion Veliaj e di se ku janë 130 milionë të fshehura të ndërmarrjes Rama-Veliaj.

Sepse Erion Veliaj e di se si Edi Rama firmosi për 8 pikë për sipërmarrjen që nuk ekzistonte.

Sepse Erion Veliaj e di se pse Edi Rama ndryshoi strategjinë e trajtimit të mbetjeve dhe kaloi në djegien e mbetjeve.

Pra, të dashur miq ju patë një pengmarrje absolute, reciproke.

A e kuptoni pra se sa i fortë është Edi Rama kur për 35 minuta paloset nga Erion VeliajÇ’na mbetet ne?

Çfarë dinte tjetër nga kodi i mafies?

Erion dhe Ramë, Edvin jeni një. Dumanët le të merren me drejtorët dhe kundërshtarët tanë, me ne nuk guxojnë kurrë.

Se ne u bëjmë atyre këtë dhe atë.

Të dashur miq, këto zhvillime të sotme tregojnë dhe njëherë se vetëm zemërimi juaj, se vetëm protesta juaj, se vetëm beteja juaj, mosbindja juaj civile është shpëtimi i Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore! ?”, tha Berisha.