Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vodhën dy kioska, arrestohen dy persona në Elbasan


Dy persona janë arrestuar në Elbasan dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Shtetasit me iniciale E.S 31-vjeç dhe B.H 38 vjeç dyshehet se në datat 17 dhe 19 mars kanë vjedhur në dy kioska produkte me vlerë 75 mijë lek.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve me thyerje, në 2 kioska në qytetin e Elbasanit, vjedhje të kryera gjatë muajit mars 2024, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë identifikuar autorët e dyshuar të këtyre rasteve.

Konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 31 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të dyshuara të përdorura për të kryer vjedhjet

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.