Vendosni fjalën kyçe....

Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i degës së PD së Rithemelimit në Lezhë


Gjin Gjoni është zgjedhur kryetar i degës së PD-së së Rithemelimit në Lezhë, duke fituar me një rezultat të thellë ndaj dy kandidatëve përballë tij.

Gjoni siguroi 604 vota kundrejt kandidatëve, Albert Rrusti i cili mori 312 vota dhe Paulin Marku 131.

Në procesin e votimit mësohet se kanë marrë pjesë më shumë se 1100 anëtarë.

Pas fitores, në një prononcim për media, Gjoni falënderoi kolegët për garën dinjitoze dhe qytetarët e Lezhës që e votëbesuan.

Ndër të tjera ai u shpreh se do të fillojnë me riorganizimin e PD-së së Leshës dhe përgatitjen për fushatën elektorale për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Në radhë të parë doja të falënderoja dy kolegët e mi për garën dinjitoze. Populli i Lezhës arriti të më votëbesojë mua, është përgjegjësi shumë e madhe.

Patjetër që situata politike në të cilën ndodhemi është jashtëzakonisht shumë kritike, por Partia Demokratike Lezhës ka objektiva të qartë. Të bashkuar siç jemi sot do të fillojmë me riorganizimin e partisë dhe përgatitjen për fushatën elektorale të 2025”, tha Gjoni.