Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës në Premierligë, për të vazhduar kështu garën për mbrojtjen e titullit.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sot ndaj Crystal Palace, në kuadër të javës së 32-të.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Selhurst Park” përfundoi me rezultatin 2:4.
Kevin De Bruyne (13′, 70′), Rico Lewis (47′) dhe Erlin Haaland (66′) realizuan golat e fitores për “Qytetarët”.
Ndërsa, për vendasit golat u realizuan nga Jean-Philippe Mateta (3′) dhe Odsonne Edouard (86′).
Manchester City pas kësaj fitore ka 70 pikë dhe momentalisht është në pozitën e dytë, me pikë të njëjta me liderin, Liverpoolin, dhe dy më shumë se Arsenali.
Por, “Të Kuqtë” dhe “Topçinjtë” kanë momentalisht nga një ndeshje më pak.
Crystal Palace ndodhet në pozitën e 14-të me 30 pikë të grumbulluara.