Dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i është drejtuar sot me një letër të hapur kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Malltezi i cili është marrë i pandehur në lidhje me privatizimin e pronave te ish-Kompleksit “Partizani”, ka deklaruar se shtyrja e afatit të hetimeve nga SPAK nën arsyetimin se 6 muaj janë të pamftueshëm për procesin hetimor, nuk vlen, pasi sipas tij ai dhe familja e tij janë prej 3 vitesh tashmë nën hetim.
Malltezi ka zbuluar se vendimi për shtyrjen e afatit do të kundërshtohet nga avokatët e tij, si një vendim jo ligjor.
Letër e dyte e hapur për SPAK:
Pershendetje Z. Dumani,
U njoha me vendimin tuaj per zgjatjen e hetimeve pasi kinse 6 muaj ishte e pamjaftueshme ngaqe hetimet jane komplekse.
Ne fakt ju po hetoni per (1) kthimin e prones tek pronari i ligjshem pas vjedhjes se saj nga shteti hajdut komunist per 65 vjet, (2) privatizimin e detyruar te objekteve te rrenuara dhe te uzurpuara (ne bashkepunim me ata zyrtare qe paguheshin per te ruajtur dhe administruar) dhe (3) zhvillimin nga pronaret private te tokes se tyre. Te gjitha keto procese qe kane zgjatur mbi 25 vjet (qysh nga 1995) jane ne prone private per te cilat ju nuk keni tager ligjor pavaresisht keqperdorimit te ligjit per tiu pershtatur interesave apo urdhrave politike te Taulant Balles dhe Edi Rames.
Ndryshe nga sa shkruani se kinse 6 muaj nuk kane qene te mjaftueshme, ju keni mbi 3 vjet qe po hetoni me emer e mbiemer mua dhe femijet e mi (psh. shih shkresa 10598 dt.24.12.2021). Pasi qe Edi Rama ju urdheroi ne Kongresin e PS me 09 Prill 2022 dhe ne Asamblene e PS me 07 Maj 2022 te procedonit Sali Berishen pasi “po deligjitimohet SPAKu dhe gjithe reforma ne drejtesi” ju si prokurore te nenshtruar niset brenda pak ditesh 6 kerkesa hetimi per Jamarber Malltezin, gruan dhe femijet e tij duke hetuar deri mbesat e Berishes qysh nga koha kur nuk kishin lindur ende (shih shkresat me nr. Prot. 3607 deri 3612 te dates 29.04.2022).
Prandaj, nuk kemi te bejme me zgjatje hetimesh pertej afatit 6 mujor por pertej 3 vitesh gje qe ju nxjerr si vegel ne duart e Taulant Balles dhe Edi Rames per zvarritje te qellimshme politike.
Pas me shume se 15 viteve, qindra pronareve – pinjolle te 5 familjeve pronare themeluese te Tiranes – ju kthye prona e tyre private pasi shteti jua vodhi per 65 vjet dhe ne fund i detyroi te paguajne 800,000 $ per disa objekte te rrenuara dhe te uzurpuara dhe SPAK ka dyshime per korrupsion pse ju kthye ketyre 100 familjeve toka e vet, pasi nje nder keta qindra ishte dhendri i Berishes! Berisha nuk ia dha dhendrit me PPP apo VKM sic e ben Edi Rama per Olsin apo Bolinon por toka ju kthye ne perputhje me ligjet pronareve te ligjshem. Sikunder ju kethyen ne vitet 2005-2012 rreth 1.577.400000 m2 toke mbi 510 mije pronareve legjitime. Nderkaq, Edi Rama me firmen e tij vendos te beje miljoner vellain e tij duke i dhuruar repart ushtarak me 37,000 m2 toke perfshi 5,160 m2 ndertesa per vetem 1 euro! (shih VKM 183 date 9.3.2016).
Pra, te te dhuroje vellai 37,000 m2 toke publike (toke private e familjeve Deliu dhe Lici por nuk ia kthyen pasi e quanin repart ushtarak ne planin e perhapjes!) dhe 5,160m2 ndertime mes Tiranes vec me 1 firme te vet nje dite te bukur dhe vec per 1 euro qenka normale (nuk paska veper penale), ndersa t’i kthehet prona ne perputhje me ligjet qindra familjeve trashegimtare pas 15 viteve rropatje neper dhjetera institucione dhe te detyrohen te paguajne edhe 800,000 euro per ato rrangullina te uzurpuara ka dyshime per korrupsion dhe duhet arrestuar shefi i opozites! “Afermendsh” standard i bukur i SPAK.
Edi Rama me nje firme te veten ka dhuruar 6 miljon m2 troje ne bregdet per miqte e te afermit e vet dhe duke ju heq edhe taksat sipas qefit apo xhepit ndersa SPAK mbyll syte dhe kthehet ne vegel politike te qeverise per keto vjedhje masive.
Deri tani gjate hetimeve eshte vertetuar se:
- Taulant Balla ka depozituar kallzim te rreme me shume genjeshtra dhe vijonte te deklaronte ne media se “Kam sjelle dokumente se toka eshte shpronesuar nga Shefqet Verlaci dhe Jako Mane” (pasi si injorant e di Jakomonin per fshatar me emrin Jako Mane), por SPAK nuk guxon t’ia permende emrin. Depozitova padi per kallzim te rreme ndaj Taulant Balles por SPAK “afermendsh” nuk guxoi te niste procedim penal;
- Edi Rama ka shperdoruar detyren duke sjelle afro 320,000 euro dem ne financat e bashkise por mbrojtesit e interest publik nuk guxojne te shprehen ndonese kane administruar si prove gjithe vendimet e gjykatave lidhur me shkeljet ligjore te Edi Rames. “Afermendsh” nuk guxon SPAK te shprehet per urdheruesit e vet.
Prokuroret kerkojne zgjatje hetimi pertej 3 vite e 6 muaj qe kane deri tani, mbi dyshime per nje nen i cili nuk me perket pasi nuk kam qene kurre as zyrtar i larte e as i zgjedhur vendor. A ka rendesi ligji apo eshte teknikalitet i kote?
Per me teper, a eshte standardi i SPAK qe te kerkoje zgjatje hetimesh duke paraqitur genjeshtra me fakte te njohura dhe te administruara ne dosje? Po ju rendis disa:
Prokuroret genjejne sikur pronaret nuk e kerkuan pronen nga viti 1999 deri ne 2006 kur ne fakt jane me dhjetra kerkesa nga pronaret edhe ne 2000, 2001, 2002, por ligji i kohes lejonte kthim fizik fillimisht deri ne 5000 m2. Ligji i kthimit te pronave i vitit 2004 mundesoi (1) kthimin pa kufizim te pronave tek pronari i ligjshem dhe (2) kthimin e tokes tek pala pronare pa pritur privatizimin, gje qe i mundesoi te gjithe familjeve pronare te kerkonin token e vet legjitime. Pronaret fisnike priten ligjin por kjo nuk do te thote qe nuk donin token qe te paret e tyre e paten blere me florinj sic i keni vertetuar ne dosje pasi po hetoni qysh ne 1935. Se ne cilin lokal jane takuar trashegimtaret e 5 familjeve pronare eshte zgjedhja e tyre. Edhe qe kane bashkepunuar per te marre mbrapsht pronen e vjedhur nga hajdutet komuniste vec i nderon familjet pronare. Edhe fakti qe kane rene dakort te mos nxjerrin ne rruge asnje familje informale i nderon. Edhe qe ndertuam kopshtin dhe cerdhen me te mire ne Tirane falas per komunitetin prape na nderon.
Prokuroret genjejne duke paraqitur nderrimin e destinacionit te zones nga sportive ne banim sikur e kreu Berisha kur ne fakt u krye nga 10 drejtoret e Edi Rames (Keshilli Teknik i Bashkise) me 12.05.2006 pa pasur fare kerkese te pronareve te tokes dhe pa firmosur ende pronaret e tokes kontrate me firmen ndertuese. Kjo eshte administruar ne dosje dhe fshehja e ketij fakti tregon qe po ju drejton urdhri politik dhe urrejtja ndaj pronareve e jo faktet apo ligji. Vendimin e Keshillit Teknik te perbere nga 10 drejtore te tij, po Edi Rama e miratoi ne KRT te Tiranes me 09.06.2006 dhe e coi ne KRRTRSH per miratim se bashku me nje dyzine tjeter vendimesh qe ju miratuan te gjitha ne fund te Nentorit 2006. A e keni arrestuar Edi Ramen per kete gje? Apo ai eshte mbi ligjin?
Prokuroret vijojne genjeshtren sikur ndryshimin e destinacionit te pjeses tjeter e kreu Berisha me Planin Rregullues se Tiranes ne 2013 kur ne fakt e ka kryer Edi Rama me drejtoret e tij dhe Keshillin Teknik te tij ne 2008 me kompanine Urbaplan dhe vendimin 238 te dates 27.12.2008 te KKRT Tirane. Keto vendime Edi Rama i ka marre pa kerkese te pales pronare te tokes dhe pa perfunduar procesin e privatizimit te objekteve te rrenuara.
Prokuroret genjejne lidhur me qenien apo jo te ish Klubit ne Planin e Perhapjes te Forcave te Armatosura kur dokumenti zyrtar tregonte se nuk ishte dhe per me teper as nuk posedoheshin pasi objektet e rrenuara ishin te uzurpuara nga 42 familje informale dhe dy biznese pa asnje tager ligjor, ndersa zyrtaret shteterore paguheshin nga shteti e mbyllnin syte ndaj zaptimit mesa duket perkundrejt rryshfetit.
Prokuroret vijojne genjeshtrat sikur perdorimi i letrave me vlere ne privatizim u krye per favorizimin e dhendrit te Berishes nderkohe qe kjo ka qene qysh prej 1995 dhe per me teper edhe para pak javesh u fut perseri ne Kuvendin e Shqiperise kjo nisme ne 2024! Per me teper Klubi Shumesportesh qe kushtoi rreth 700,000 USD u pagua i gjithi me para vec 1 muaj perpara se te dilte vendimi per perdorimin e letrave me vlere, ndersa i Futbollit (qe kish vec 1 ndertese) per te cilin u pagua me leke dhe letra me vlere ishte vetem 100,000 USD! Nese do kishte komunikim apo vullnet per te ndihmuar nje pronar te vecante do prisnim nje muaj me gjate per te kursyer pagesen e 700,000 USD, pasi ne total u pagua 720,000 USD me para ne banke dhe vec 80,000 me letra me vlere nga te cilat personalisht kam perfituar gjithsejt 64 euro
Prokuroret politike nen urdhrat e Taulant Balles dhe Edi Rames ne vend qe te mbrojne interesin publik shkojne deri ne mbrojtje te vjedhjes se prones permes uzurpimit ose rryshfeteve ndaj zyrtareve duke injoruar shtetin e se drejtes. Ndofta prokuroret tuaj kane shpikur menyre tjeter per fitimin e pasurise pertej atyre qe parashikohen ne Kodin Civil.
Prokuroret politike konsiderojne presion inspektimin e ligjshem per te pare keqperdorimin e pozites zyrtare pasi kish perfunduar cdo procedure dhe pronaret e tokes kishin paguar edhe parate por perseri vijonte grabitja e prones gje perbente dem financiar pasi e ngarkonte shtetin per te paguar qira ndaj pronareve private. A mbrojne interesin publik dhe financat e shtetit apo urrejtja i ka zene syte? Jane te njejtet prokurore qe kane kryer shkelje ligjore dhe kushtetuese qofte me sekuestrimin e dosjes civile per shpifje ndaj Taulant Balles qe penguan te drejta kushtetuese per proces te rregullt gjyqsor te Prof. Malltezit, dhe qofte me sekuestrimin e gjithe dosjeve te pronave te gjithe fisit Begeja ne Kadaster! Denime kolektive kishim pare vec ne diktatura, por mesa duket “afermendsh” ligji dhe shteti ligjor nuk perfillen kur behet fjale per kundershtaret politike.
Me tej, krejt jashte tagrit ligjor, per nje investim krejt privat, ndonese nuk tregojne dot asnje shkelje ligjore shprehin preference te tyre nese duhet punesuar dikush si auditore apo kontabiliste. A kane turp e cipe keta prokurore politike, apo edhe turpin edhe cipen e kane me karar, aq sa ua lejon Taulant Balla dhe Edi Rama?
Kapja e drejtesise dhe keqperdorimi politik nga Edi Rama ka bere qe keto 7 vitet e fundit te mos kete asnje vendim qe bie ndesh me deshirat e Edi Rames. Nderkohe qe asnje gjykate Shqiptare nuk ka dhene nje vendim kunder qeverise keto 7 vitet e fundit, Shqiperia eshte denuar dhe gjobitur me shume se kurre ne histori ne arbitrazhet nderkombetare qe i paguajne te gjithe Shqiptaret. “Afermendsh” qe SPAK nuk ka pse heton pergjegjesite penale se pse po paguajne Shqiptaret qindra miljone euro per arbitrazhet e humbura nga presioni politik si theniet “Nuk eshte ide e mire te jesh kunder qeverise” (Agaci) apo “Po me detyroni te behem armiku juaj. Do keni gjithe qeverine kundra” (Veliaj).
Ne pyetjen per shkeljen Kushtetuese qe u krye ndaj te nderuarit deputet dhe kryetarit te PD Prof. Sali Berisha, juve u pergjigjet qe e vleresuam qe nuk ka nevoje per leje nga Kuvendi dhe fakti qe dy gjyqtare e mbajten ne fuqi na jep te drejte. Nese kjo eshte menyra e arsyetimit edhe Enver Hoxha kishte 2000 prokurore dhe gjyqtare qe i certifikonin vendimet qe caktonte Enveri ne parti por sa prokurore e gjyqtare i nenshtrohen vullnetit politik nuk ka lidhje me shtetin e se drejtes.
Nje mendje e qete e kupton menjehere se cfare motivi shtyn prokuroret e SPAK qe te genjejne ne dokument zyrtar. Avokatet e mi do e kundershtojne vendimin per zgjatjen e hetimeve pertej 3 vite e 6 muaj pasi kjo eshte jo vetem antiligjore por ndofta rekord boteror per nje ceshtje ku shteti nuk ka humbur asnje cent, perkundrazi ka fituar 800,000 $ nga ndalimi i paligjshmerise qe kryhej nga rryshfetcinj.
“Afermendsh, gjykata vendosin gjithmone cfare kerkojme ne (SPAK)” – kam pasur rastin t’a perjetoj vete personalisht por nuk eshte dicka qe ju nderon.
Ju uroj pune te mbare!