Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Gaza, kryeministri izraelit: Nuk ka armëpushim pa kthimin e pengjeve


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën në një deklaratë se Izraeli nuk do të binte dakord për një armëpushim pas gjashtë muajsh luftë kundër Hamasit në Gaza derisa pengjet që mbahen në Gaza të lirohen. 

Komentet e tij të bëra në fillim të një takimi javor të kabinetit erdhën si një raundi i ri i bisedimeve për armëpushim që pritet të fillojë në Egjipt.

Netanyahu tha se pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli nuk do të dorëzohej ndaj kërkesave ‘ekstreme’ të sundimtarëve islamikë të Gazës,  të cilat ndezën luftën më 7 tetor me sulmin e tyre në Izraelin jugor.

VINI RE: Ky material është ptonësi intelektuale e Reuters.