Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, ka njoftuar se ditën e djeshme ka mbajtur një takim në Kombinat.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se në Kombinat dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë.
Ai shtoi se është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejohet më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë.
Postimi i plotë:
Mbrëmë në Kombinat, ku dëmet e korrupsionit të Bashkisë së Tiranës janë më të mëdha se tërmeti i pesë viteve më parë, që la në qiell të hapur mijëra familje, por që sot ende nuk i kanë marrë banesat e premtuara.
Është koha për të përveshur mëngët sepse nuk mund të lejojmë më që të vazhdohet të vidhet pafund me inceneratorin fantazmë dhe me Kompaninë 5D që drejton Bashkinë e Tiranës.
Është koha për shkundje! Partia e Lirisë ka 5 prioritete kryesore për 10 vitet e ardhshme, në veçanti rritjen e pensioneve, mbështetjen e familjeve të reja dhe ndalimin e shpopullimit, që synojnë një Shqipëri europiane dhe me standarde të larta jetese.