Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rama po mbron Olta Xhaçkën


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se sipas Kushtetutës, kur 1/10 e deputetëve ngrenë një mocion për papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, Kuvendi është i detyruar të dërgojë çështjen për gjykim në themel në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi po ashtu citoi një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Olta Xhaçkës, ku u konstatua se zvarritja e vendimit ishte një akt mbrojtjeje politike kundër Kushtetutës. Sipas tij, autoriteti kushtetues që i imponohet Kuvendit është Gjykata Kushtetuese.

Bardhi akuzoi Edi Ramën për mbrojtjen politike të Olta Xhaçkës dhe theksoi mungesën e disiplinës së grupit të deputetëve të PS-së në votimet për vendime të Kushtetueses.

Kjo deklaratë erdhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, ku u vendos që seanca e së enjtes do të votojë për dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.