Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë po ndodh me Ilir Metën – Akuzon dhe Leartin si tradhëtar, truprojën e vet


Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se ka përzënë të gjithë badigardët e caktuar për të ruajtur atë.

Meta e ka bërë këtë deklaratë përgjatë protestës përpara Bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij gjithë badigardët e Gardës së Republikës janë patronazhistë të Rilindjes.

“Edhe dal mes Tiranës, pa badigardë, s’më duhen badigardët, e që ta dini, i kam pëzënë badigardët e Gardës së Republikës, se që ta dini, ata nuk janë punonjës së Gardës së Republikës. Ata janë patronoazhistë të Rilindjes dhe të këtij sekti të shëmtuar. Unë jam Ilir Meta dhe përpara qytetarëve të Tiranës e kam shëmbur atë Parkun Rinia atje, dhe se Edi Rama nuk më vinte në mbledhje, se e merrnin gjithë të fortët e Tiranës, se s’më merrnin dot mua.” – është shprehur Ilir Meta.