Fermerë me traktorë nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja kanë mbërritur në rrethrotullimin në Savër në autostradën Lushnje- Fier për të protestuar dhe kërkuar më shumë mbështetje për blegtorët.
Ata kanë paralajmëruar bllokim të autostradës me traktorët e tyre në mënyrë demostrative për padrejtësinë që thonë ata që po u bëhet nga industria e qumështit, për skemat e sunvencionimit të cilat janë një mbështetje mjerane dhe një sërë istitucionesh të cilat nuk ushtrojnë autoritetin sipas ligjit.
Ndërkohë ata kanë derdhur qumështin në autostradë në shenjë revolte ku thonë se çmimi i qumështit nuk i favorizon për tu zhvilluar dhe në shenjë proteste një bot derdhi qumështin në autostradë.
‘Ja ku shkoi gjaku i fermereve’ thotë një protestues.
Policia ka lejuar makinat të lëvizin edhe pse mes qumështit, ndërkohë një fermer dëgjohet duke thënë: Është turp të lini makinat të kalojnë mes qumështit.