Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi thirrjen e Berishës në Komisionin e TIMS-it, Gjylameti: Bëra ironi


Thirrja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për të dhënë dëshmi në Komisionin Hetimor për sistemin “TIMS”, ndërsa ai ndodhet në arrest shtëpie, solli debate mes shumicës dhe opozitës këtë të hënë.

Propozimi për thirrjen e Berishës u bë nga deputetja Blerina Gjylameti, ndërsa kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, e pranoi atë.

Megjithatë, në një zhvillim më të ri, Gjylameti ka hedhur poshtë propozimin e saj, duke e cilësuar atë si një ironi.

“Ju jeni fije fije. Çtë bëjmë diversion midis jush, midis nesh edhe ka bazë. Dëshira e madhe të bën të mbash qëndrime që as vetë nuk i beson por të marrësh ironinë për të vërtetë, dhe më pas të ndërtosh një fabul të tërë për të nxjerrë Romeon nga ballkoni është e tepërt. Duhet të jemi pakëz më serioz. Për këtë gjë i nderur kryetar nuk ka nevojë të na tërheqë veshin njeri. Nuk dalim ne të themi ç’janë këto. Unë i qëndroj fjalëve që them dhe kur bëj ironi ma mbani për të tillë”-deklaroi Gjylamenti.

Unë nuk lexoj dot ëndrra, as elementët e çdo metafore apo figure letrare që ju përdorni. Për të qenë korrekt, ju thoni “Unë mendoj se duhet të thërrasim ish-kryeministrin Berisha dhe Lulzim Bashën, si ish-ministri i brendshëm, sepse ka të bëjë me funksionin si dhe gjithë ish-drejtorët e policisë së shtetit”. Ju thatë këtë, dhe nëse ju doni të nxirrni Berishën, nuk është as ëndërr as qëllimi im dhe t’ju them të vërtetën Gjylameti unë e besoj që Berisha është Romeo, po aq sa ju jeni Zhulieta. Unë besoj se PS dhe Ramën nuk bëhet marrëveshje sepse nuk i mban.

Plani paraprak i hetimeve, deklarohet nga kryetari i komisionit dhe për të qenë konsensual kam pranuar kërkesën tuaj, tani ju vini këtu dhe ndryshoni mendje sepse ju kanë tërhequr veshin. Nuk ka asnjë ndryshim nga plani paraprak. Ndërkohë që mbledhja vazhdoi 30 minuta pasi ju kërkuan të vij Basha, Berisha dhe Bardhi dhe unë i pranova,  ju nuk patët asnjë kundërshtim”—reagoi Salianji.