Netanyahu ka deklaruar se “ka një datë” për sulmin e Izraelit në qytetin jugor të Gazës, ku janë strehuar më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur.
Netanyahu ka thënë vazhdimisht se Izraeli duhet të dërgojë forca tokësore në Rafah, duke e përshkruar atë si bastionin e fundit të Hamasit në Gaza, sipas Al Jazeera.
Por komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, e kundërshton operacionin, duke thënë se rreth 1.4 milionë civilë që kërkojnë strehim atje do të jenë në rrezik.
Në një deklaratë video, Netanyahu tha se operacioni Rafah është thelbësor për fitoren.
“Do te ndodhe. Ka një datë”, tha ai pa dhënë detaje.