Interi afrohet edhe më shumë me titullin, pas fitores 1-2 ndaj Udineses.
Ashtu siç pritej, zikaltërit dominuan në pjesën e parë, duke mbajtur Udinen në gjysmëfushën e vet. Ekipi i Inzaghit pati disa raste për të dërguar topin në rrjetë, por portieri nigerian Maduka Okoye, tregoi se ishte në një natë të mirë.
Për të ardhur te golit, skuadra e Cioffit gjeti të papërgatitur Interin në minutën e 40-të. E majta tokazi e Samardzic vendosi pjesën e parë, me festën në shkallët e stadiumit Bluenergy Stadium – Friuli që ishte totalisht e ligjshme.
Në 45 minutat e dyta, Lautaro me shokë shtuan presionin dhe u vendosën menjëherë në kërkim të golit të barazimit.
Interi barazoi me Calhanoglu me penallti, ndërsa goli i triumfit erdhi në fund nga Frattesi.