Vendosni fjalën kyçe....

Transporti hekurudhor në grevë, kaos në udhëtimin e qytetarëve në Britani


Pasagjerët në disa nga linjat hekurudhore më të ngarkuara në Mbretërinë e Bashkuar do të përballen me kaos udhëtimi diten e sotme, pasi drejtuesit e trenave kanë vendosur të bëjnë grevë për të tretën herë në katër ditë.

Anëtarët e Aslef do të largohen duke rezultuar në reduktime të konsiderueshme në shërbime, veçanërisht në Anglinë Lindore dhe Juglindore.  Aslef është përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë gati dyvjeçare mbi pagën, pa asnjë shenjë përparimi dhe pa bisedime të planifikuara.

Greva do të godasë c2c, Gatwick Express, Greater Anglia, Southeastern, Southern, South Western Railway, Great Northern dhe Thameslink.

Sindikata thotë se mosmarrëveshja i ka kushtuar industrisë mbi 2 miliardë paund, shumë më tepër se sa do të kushtonte për të zgjidhur konfliktin.

Anëtarët e Aslef po ndalojnë gjithashtu punën jashtë orarit të hënën dhe të martën, gjë që do të ndërpresë më tej shërbimet.