Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet kryebashkiakja në Francë, iu kapën 70 kg kanabis në shtëpi


Policia franceze ka arrestuar kryebashkiaken e Avallon pasi 70 kg kanabis u gjetën në shtëpinë e saj të dielën, kanë raportuar AFP dhe BFM TV, duke cituar burime të policisë.

Jamilah Habsaoui ka qenë kryebashkiake e Avallon, një qytet me rreth 6,000 banorë afërsisht 250 km në juglindje të Parisit që nga viti 2021 dhe është gjithashtu këshilltare rajonale. Shtëpia e saj u bastis në kuadër të një hetimi paraprak për trafik droge.

Politikania 46-vjeçare e bleu pronën tre vjet më parë, por nuk banon atje, raportoi L’Yonne Republicaine, një gazetë lokale. Ajo shtoi se bashkia e Avallon ishte kontrolluar gjithashtu.

Gjithsej shtatë persona u arrestuan në operacion, duke përfshirë dy nga vëllezërit e Habsaouit, raportoi AFP, duke cituar prokurorin publik të Auxerre, Hugues de Phily. Ai shtoi se 983 gramë kokainë, 7,000 euro dhe rreth 20 shufra ari u kapën në disa vende kontrolli.