Vendosni fjalën kyçe....

E konfirmon Elon Musk, interneti satelitor Starlink tashmë aktiv edhe në Shqipëri


Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Elon Musk ka njoftuar se sateliti Starlink tashmë është edhe në Shqipëri.

Starlink është një sistem interneti satelitor që operohet nga kompania inxhinierike e anijeve kozmike, SpaceX në pronësi të miliarderit Elon Musk.

Ndryshe nga shumica e shërbimeve të internetit satelitor, satelitët Starlink operojnë në orbitën e poshtme të Tokës, duke ulur vonesën e transferimit të të dhënave te marrësi,

Shërbimi Starlink është i disponueshëm në 48 shtete të SHBA-së dhe mbi 55 vende, sipas SpaceX. Kompania tha në maj të vitit të kaluar se kishte mbi 1.5 milion abonentë.

Starlink në parim ka kryesisht përdoruesit në zona më të largëta dhe kompania ka filluar ofrimin e shërbimit të saj në linjat e lundrimit dhe në linjat ajrore gjatë vitit të kaluar. Kompania gjithashtu lansoi dy vite më parë një plan interneti prej 135 dollarësh muaj për pronarët që posedojnë mjete transportuese RV.