Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë lë në “arrest shtëpie” Berishën


Gjykata e Lartë ka marrë vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Togat e zeza kanë lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së duke rrëzuar rekursin e paraqitur nga lideri demokrat, i cili prej muajit dhjetor ndodhet nën arrest shtëpie.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024, te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, thuhet në vendimin e Gjykatë së Lartë.

Berisha dyshohet për korrupsion bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi në lidhje me procedurat e privatizimit te ish klubit sportiv Partizani. SPAK shtyu së fundmi afatet e hetimit edhe për 3 muaj të tjerë. Zgjatja e afateve të hetimit pritet të miratohet nga Gjykata e Posaçme.