Policia në Krujë ka arrestuar një 37-vjeçar, që mbante në makinë armë sportive dhe lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjatë verifikimeve, rezultoi se ai ishte në kërkim nga gjykata në Kukës për trafikim të lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë, kontrolle intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe ndalua një 37-vjeçar që qarkullonte me armë sportive në automjet dhe posedonte sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap ndërkohë që drejtonte automjetin dhe ndalua, shtetasi B. S., 37 vjeç, banues në Kukës, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë sportive dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.