Anëtarët e mazhorancës nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.
Në mbledhjen e sotme pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion.
Kjo është hera e tretë që anëtarët e mazhorancës në këtë komision zgjedhin të mos jenë pjesë e takimeve.
Pritet që kryetarja e komisionit të dalë pas pak në një konferencë për shtyp.