Një revistë me personazhe ‘heronj’ e vitit 1938 me paraqitjen e parë të Supermenit u shit për 6 milionë dollarë në ankand të enjten e shkuar, duke u bërë më e shtrenjta ndonjëherë, sipas Heritage Auctions, që bëri shitjen.
Shtëpia e ankandeve e quajti atë “libri komik më i rëndësishëm dhe me ndikim i botuar ndonjëherë”, pasi e prezantoi botën me Supermanin për vetëm 10 cent kur u publikua për herë të parë 86 vjet më parë.
“Pa Superman dhe Action Comics Nr. 1, kush e di nëse do kishte pasur ndonjëherë një Epokë të Artë të komikeve ose nëse mediumi do ishte bërë ai që është sot,” tha zëvendëspresidenti i Heritage Auctions, Barry Sandoval në një deklaratë përpara shitjes.
Dhe pavarësisht moshës, ky komik ishte ende në gjendje shumë të mirë, me ngjyra të pasura dhe shumë pak i përdorur. Vetëm dy kopje të tjera të parestauruara ekzistojnë në gjendje më të mirë, tha Heritage Auctions, dhe vetëm 100 në total vlerësohet se kanë mbijetuar nga 200,000 të shtypura fillimisht.
Revista ishte në gjendje jashtëzakonisht të mirë për moshën e tij.
Historia, e shkruar nga miqtë Jerry Siegel dhe Joe Shuster, zbulon origjinën e Supermenit si një fëmijë alien i dërguar në Tokë për të shpëtuar nga shkatërrimi i planetit të tij dhe prezanton interesin e tij të dashurisë për Lois Lane.
Në vitet që nga shfaqja e tij e parë, Superman është bërë një nga personazhet më të njohur dhe më të qëndrueshëm në kulturën pop amerikane, duke prodhuar filma të suksesshëm, libra, lodra dhe madje edhe çamçakëz.