Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen në modë shamitë e kokës për gratë, aktoret e njohura pikasen në rrugë


Nëse nuk do ishte për faktin që ajo po firmoste autografe jashtë studios së CBS-së në Nju Jork, shumë do kishin menduar që Billie Piper po përpiqej të kalonte pa u vënë re.

Ylli i filmave të i Hollivudit e kapur fluturimthi, Piper u fotografua të martën në mbrëmje me një palë syze dielli ovale me kokën e mbështjellë me një shall të zi trekëndësh, të tërhequr mbrapa aq sa për të zbuluar një pamje të flokëve të saj romantike ngjyrë bakri.

Julia Fox mori gjithashtu vëmendje në të njëjtën ditë duke e stiluar me syze dielli sportive shaminë e kokës.

E mbështjellë, e palosur ose e lidhur nën mjekër, shamia është ndoshta një nga aksesorët më të larmishëm dhe historik në arsenalin e modës.

Të njëjtën ditë, Julia Fox u pa me një shami tjetër, e stiluar me kaçurrelat e saj dhe çizmet e vogla.

Shamitë e kokës mund të jenë shenjë e një besimi të caktuar, të shfaqura për herë të parë në disa tekste fetare rreth shekullit të 13-të para Krishtit; ose thjesht mund të përdoren për t’u mbrojtur nga dielli, siç ishte rasti në shoqëritë e lashta të Mesopotamisë.

Shekuj më vonë, pas lejimit të votimit për gratë, pëlhura e mbështjellë dy herë dhe e lidhur në kurorën e kokës u bë e njohur në Perëndim si shamia e gruas punëtore – që mbronte flokët e grave ndërsa punonin në fabrika gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duket se edhe vetë markat  njohura janë të prirura t’i rishikojnë këto ditë shamitë elegante. Në shfaqjen e veshjeve për meshkuj të shtëpisë franceze të modës “Givenchy” Vjeshtë-Dimër 2024 në Paris këtë janar, shtëpia ringjalli një seri modelesh shamish ‘trompe-l’œil’ të debutuara për herë të parë nga Hubert de Givenchy në vitin 1953.

E qepur nën mjekër me qoshet e shtrira si një jakë, secila ishte e gdhendur me një model flokësh ndryshe. Ndërkohë, shamitë e zeza dramatike ishin tiparet kryesore të sfilatës pranverë-verë 2024 në Javën e Modës së Kopenhagenit, ndërsa në shfaqjen e fundit të Burberry në Londër ato u shfaqën me dizajne klasike tartan, nën palltot e rënda prej lëkure.