Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në hidrocentralin në Itali, 4 viktima e 5 të plagosur


Katër persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën në Itali, pas shpërthimit në hidrocentralin në liqenin e Suvianës, ndërsa tre persona janë ende të zhdukur.

Pesë të plagosurit rëndë u shtruan në spital në Parma, Cesena, Forlì dhe Pisa. 12 punëtorët e përfshirë në shpërthim pothuajse të gjithë i përkasin nënkontraktorëve të kompanisë që ka në pronësi hidrocentralin.

Për rastin ka reaguar edhe kryeministrja Giorgia Meloni e cila shkruan: “Po ndjek me shqetësim lajmin e tmerrshëm në lidhje me shpërthimin që ndodhi në një hidrocentral në liqenin artificial të Suvianës, në Apeninet e Bolonjës. Ngushëllimet më të thella të mia dhe të qeverisë shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve të përfshirë. Falë zjarrfikësve ka ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit, shpëtimtarët dhe ata që po punojnë në këto orë në kërkim të të zhdukurve”.

Shpërthimi i një turbine të termocentralit ka ndodhur në katin e tetë të ulur, ndërsa në katin e nëntë ka pasur përmbytje për shkak të një tubi ftohës të turbinës i cili ka përmbytur dhomën për disa metra. Kërkimet do të arrijnë deri në 40 metra nën tokë. Ekipet e specializuara të rikuperimit pritet të mbështesin 12 ekipet e zjarrfikësve në punë dhe të arrijnë në dhomat e pushtuara nga uji.

Diga e rezervuarit Suviana nuk u dëmtua nga shpërthimit. Sipas asaj që mësohet nga ekipet e shpëtimit, shpërthimi ka ndodhur në një termocentral pompimi dhe turbinash që ndodhet rreth 2 kilometra larg. Prandaj, për momentin nuk ka dëmtime në strukturën e digës.