Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe partnerët e saj zbuluan sinjale se vaksinat kundër Covid-19 të Pfizer-BioNTech dhe Moderna COVID-19 mund të shkaktojnë gjendjen e vijueshme të zhurmës në vesh (tinnitus), po kurrë nuk i zbuluan gjetjet për publikun, mund të raportojë The Epoch Times.
Sinjalet u gjetën gjatë analizimit të të dhënave nga Lidhja e Sigurisë së Vaksinave (VSD) të CDC-së, që është përshkruar si një nga sistemet më të forta të mbikëqyrjes së CDC-së sepse përdor të dhënat e kujdesit shëndetësor.
Zbulimi erdhi menjëherë pasi CDC-ja i tha një gazetari se nuk kishte sinjale të një numri të madh rastesh të zhurmës në vesh, që zakonisht manifestohet si një zhurmë e vijueshme në kokë, pas vaksinimit kundër Covid-19, tregojnë dokumentet e marra nga The Epoch Times.
CDC nuk e përditësoi kurrë reporterin, historia e të cilit raportoi se CDC-ja nuk kishte gjetur një grup të rasteve.
CDC-ja nuk pranoi të komentojë.
Dokumentet “dëshmojnë se ata ishin të vetëdijshëm për një sinjal sigurie të zhurmës në vesh pas vaksinave me Covid-19 qysh në vitin 2022”, tha Dr. Joel Wallskog, bashkëkryetar i grupit të avokimit “React19”, për Epoch Times përmes emailit.
“Megjithatë, me dijeninë time, ky sinjal sigurie nuk iu komunikua kurrë publikut dhe asnjë studim tjetër epidemiologjik mbi zhurmën në vesh në VSD nuk u përfundua kurrë.”
Epoch Times i mori dokumentet përmes një kërkese të Aktit të Lirisë së Informacionit (FOIA).
Kërkesat e mëparshme kanë dhënë prova të tjera që CDC dinte për problemet e mundshme të sigurisë me vaksinat e Covid-19, por nuk e paralajmëroi publikun. Kjo përfshin zbulimin në maj 2022 të një sinjali sigurie për zhurmën në vesh dhe vaksinat Pfizer dhe Moderna, në një analizë të të dhënave nga një sistem tjetër CDC, i cili bazohet në raportet e paraqitura nga mjekët dhe të tjerët.
“Me kalimin e kohës dhe ekzekutimin e më shumë kërkesave për FOIA, sa sinjale të tjera sigurie do mësojmë për të cilat CDC e dinte vite më parë? Kur përfundon ky makth? Kur do ta dijë publiku amerikan të gjithë të vërtetën dhe asgjë veç të vërtetës? A është CDC djallëzozre apo e paaftë? Ose ndoshta të dyja,” shtoi Dr. Wallskog.
Zbulimi
Një zëdhënëse e CDC-së, sipas një prej emaileve të marra nga The Epoch Times, i tha një gazetari më 21 shtator 2022, se CDC-ja ishte në dijeni të raporteve për zhurmën në vesh pas vaksinimit Covid-19 të paraqitur në Sistemin e Raportimit të Efekteve Negative të Vaksinës (VAERS ). Sistemi i drejtuar nga CDC pranon raporte nga kushdo, megjithëse shumica janë paraqitur nga punonjës të kujdesit shëndetësor.
“Për shkak se kaq shumë njerëz janë vaksinuar dhe për shkak se zhurma në vesh është kaq e zakonshme në popullatë, priten raste të lidhura përkohësisht, me disa që pritet të ndodhin menjëherë pas vaksinimit,” tha Martha Sharan, zëdhënësja.
CDC-ja zgjodhi të eksplorojë lidhjet e mundshme në VSD.
“Ndryshe nga VAERS, i cili mbështetet kryesisht në raporte vullnetare, VSD-ja përdor të dhëna nga të dhënat elektronike të shëndetit,” tha znj. Sharan.
“Rrjedhimisht, të dhënat e VSD-së kanë më pak gjasa të preken nga paragjykimet e raportimit dhe paragjykimet e tjera që ndikojnë në modelet e raportimit spontan në VAERS dhe cilësinë e të dhënave.”
Analiza e të dhënave të VSD-së tregoi se “deri më sot, nuk është vërejtur grupim i diagnozave të zhurmës në vesh pas vaksinimit,” shtoi ajo.
Katherine Yih, PhD, drejton analizat e të dhënave të VSD për të mbikëqyrur sigurinë e vaksinave. Ajo është një Asistente Profesore në Departamentin e Mjekësisë së Popullsisë të Institutit të Kujdesit Shëndetësor të Harvardit dhe merr fonde nga CDC-ja.
Yih informoi zyrtarët e CDC-së më 29 shtator 2022, se analizat e të dhënave të VSD-së zbuluan “grumbullime kohore të rëndësishme statistikisht” për zhurmën në vesh pas marrjes së vaksinave Pfizer dhe Moderna, tregon një email tjetër i marrë nga The Epoch Times. Të dyja vaksinat përdorin teknologjinë e ARN-së (mRNA).
“Të dy grupet më të forta për vaksinat mRNA fillojnë rreth 12-13 ditë pas do ishte marrë doza 2,” tha ajo.
“Rreziqet relative janë mjaft të ulëta dhe sigurisht që është e vështirë të shihet ndonjë gjë në inspektimin vizual të grafikëve, veçanërisht për vaksinën Moderna, kështu që ky duket të jetë një efekt delikat nëse është me të vërtetë një VAE, përveç nëse jeni një nga ata të pafatët që pati zhurmën në vesh.”
VAE do të thotë efekt negative të vaksinës.
Yih u tha zyrtarëve se mund ta diskutonin këtë çështje gjatë një telefonate të ardhshme.
Asnjë zbulim
Tara Haelle, reporterja që kontaktoi CDC në lidhje me VSD dhe zhurmën në vesh, kërkoi një intervistë me një nga zyrtarët, Dr. Tom Shimabukuro, në gusht 2022, pasi një studim zbuloi “mbështetje të madhe statistikore në VAERS” për zhurmën në vesh si një efekt anësor i mundshëm nga vaksina mRNA.
Sharan e informoi Haelle se analiza e VSD nuk tregoi ndonjë grupim të zhurmës në vesh pas vaksinimit kundër Covid-19. Në një email vijues më 29 shtator 2022, që i atribuohet Dr. Shimabukuro, ai përsëriti deklaratën.
Disa orë më vonë, Yih njoftoi Dr. Shimabukuro dhe të tjerë për atë që u gjet. CDC-ja duket se nuk e ka lajmëruar kurrë Haelle, apo publikun e gjerë, për zbulimin.
Dr. Shimabukuro donte të vononte intervistën, shtoi Sharan menjëherë pas kësaj, sepse CDC-ja do kryente analiza shtesë të të dhënave të VSD. Sipas Dr. Shimabukuro, analizat do bëhen “relativisht së shpejti”.
Më 10 nëntor 2022, Sharan i tha Haelle se “përpjekjet për mbikëqyrjen e sigurisë së vaksinave në CDC nuk kanë identifikuar asnjë provë të një lidhjeje shkakësore midis vaksinimit Covid-19 dhe zhurmës në vesh ose humbje të dëgjimit”, duke përcjellë një deklaratë nga Dr. John Su, një tjetër zyrtar i CDC, dhe se analiza e VSD ishte “në progres”.
Më 19 dhjetor 2022, Yih dërgoi një “përmbledhje të eksplorimit të zhurmës në vesh” te Dr. Shimabukuro dhe zyrtarë të tjerë.
“Përvijimi për një raport të mundshëm mbi vaksinimin kundër Covid dhe zhurmës në vesh” u krijua me kërkesë të njërit prej zyrtarëve të tjerë, tha ajo. Një pjesë e madhe e atyre dhe emaileve të tjera u redaktuan.
Më 16 dhjetor 2022, u publikuan rezultatet nga analizat e të dhënave të VSD. Studimi, bashkëautor e i të cilit është Yih dhe të tjerë, nuk përmendi zhurmën në vesh. Yih nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Më 8 janar 2023, Sharan i tha zonjës Haelle se CDC “nuk ka prova të mjaftueshme për të justifikuar një studim epidemiologjik mbi zhurmën në vesh në VSD”.
Pavarësisht përpjekjeve të Haelle, CDC refuzoi të jepte rezultatet e analizave të saj. Shkrimi i Haelle u botua më 21 shkurt 2023. Haelle, e cila nuk iu përgjigj një hetimi, shkroi se CDC tha se “nuk gjeti prova që diagnozat e zhurmës në vesh ishin mbledhur së bashku pas vaksinimit, por nuk e ka publikuar atë analizë dhe nuk pranoi të ndajë raportin paraprak.”
“Nëse CDC do kishte gjetur një lidhje statistikisht të rëndësishme me zhurmën në vesh, mund të kishte ndërmarrë hapa për të shtuar një paralajmërim zyrtar në etiketat e vaksinave,” shtoi ajo më vonë.
Vendet e tjera gjejnë lidhje
Studiues dhe vende të tjera kanë identifikuar një lidhje midis zhurmës në vesh dhe vaksinave Covid-19.
Studiuesit amerikanë, për shembull, thanë në fillim të vitit 2022 se të dhënat e VAERS “sugjerojnë një lidhje” midis vaksinave dhe zhurmës në vesh.
Studiuesit australianë dhe koreano-jugor më vonë raportuan se zbuluan se njerëzit e vaksinuar përballeshin me një rrezik në rritje të zhurmës në vesh, duke përfshirë njerëzit që bënë një vaksinë Moderna ose Pfizer.
Nga ana tjetër, disa dokumente të tjera, si ai nga Shtetet e Bashkuara, nuk kanë gjetur rritje të zhurmës në vesh pas vaksinimit kundër Covid-19.
Për shkak të provave në rritje të një lidhjeje të mundshme, Agjencia Evropiane e Barnave shtoi zhurmën në vesh në etiketat për vaksinat kundër Covid-19 të AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Zhurma në vesh mund të prekë deri në 1 në 1000 njerëz pas injektimit, sipas agjencisë.
Rregullatorët australianë kanë vendosur gjithashtu zhurmën në vesh në etiketat për vaksinat AstraZeneca dhe Novavax. Vaksinat e AstraZeneca nuk është autorizuar kurrë në Shtetet e Bashkuara.
Metoda me të cilën vaksinat mund të shkaktojnë gjendjen mbetet e pakonfirmuar.
Dr. Christian Rausch dhe Qun-Ying Yue nga Qendra e Monitorimit të Uppsala kanë propozuar që nervi vestibulokoklear mund të ketë idhje me gjendjen. Të tjerë kanë supozuar se inflamacioni është fajtor për këtë gjë. Trajtimet përfshijnë ivermectin dhe blloqe e nyjave nervore.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Epoch Times