Vendosni fjalën kyçe....

CNN komenton atletet e kryeministrit britanik, Adidas si të Ramës


Media prestigjoze CNN ka komentuar së fundmi në një artikull atletet e kyeministritnbritanik Rishi Sunak, ku e konsideron si fundi i Adidas Sambas. 

Sipas CNN, dikur këto këpucë ishin të preferuara për disa personazhe të tjera të Hollywoodit si Harry Styles, Kaia Gerber, Bella Hadid, Paul Mescal dhe madje edhe Rihanna-s, por mesa duket këto tashmë janë të preferuara edhe për vetë kryeministrin britanik i cili së fundmi është parë i veshur në një intervistë me një palë atlete me vija të markës Adidas.

CNN shkruan se një video në Instagram e postuar të premten, ku Sunak shpjegon rreth politikave të taksave dhe qeverisë, ajo që tërheq më shumë vëmendjen janë këpucët e tij.

Shtypi britanik ishte po aq rezistent ndaj çdo strategjie sartoriale që mund të kishte qenë në lojë.

Një gazetar e ka quajtur këtë paraqitje të tij si një  përpjekje e tjetër e dështuar  për t’u dukur 

“Në përpjekje për t’u paraqitur si i ri dhe i hipur… Sunak mori një palë atlete shumë të lezetshme dhe e shkatërroi atë për të gjithë,” shtoi britanikja GQ.

Gjithashtu CNN shkruan se në verën e vitit 2019, ish-presidenti Barack Obama u pa në një ngjarje të Fondacionit Obama në Kuala Lumpur, Malajzi, i veshur me markën Stan Smith 

Rrjeti e quajti në atë kohë këtë pamje, me shije, lozonjare dhe të këndshme.

Pra, pse Sambas e Sunak nuk po godasin të njëjtën akord? Së pari, konteksti është gjithçka. Obama ishte i njohur për kostumet e tij të thjeshta, të errëta dhe këpucët me lidhëse të përshtatshme për zyrën. Ka qëvë vetëm një rast kur Obama, përdori një stil të gabuar sipas CNN, të quajtur  “Tan Suit Gate”, i cili nuk do të përsëritej kurrë. Në fakt, epoka e tij me atlete filloi vetëm vite pasi u largua nga Zyra Ovale.

Ndër të tjera në atikull CNN shton se, verën e kaluar, kur kryetari i atëhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy dhe Përfaqësuesi i Liderit të Minoritetit në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries u fotografuan në Zyrën Ovale të veshur me atlete hibride,  përgjigja ishte e ngjashme me zemërimin që edhe atletet e Sunak shkaktuan në rrjet.

Ndoshta zemërimi për atletet e Sunak nuk është thjesht sepse është e paimagjinueshme që kryeministri më i pasur në historinë britanike të vishte këpucë relativisht të thjeshta 100 dollarësh, edhe pse kjo nuk ndihmon, por përkundrazi ka të bëjë më shumë me kohën kur i ka veshur ato. 

Njesoj si Sunak dhe shumë kohë para tij kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë dhe në evente e samite ndërkombwtare veshur me atlete dhe me pantallona stil “çitjane”. 

Mendohet se Edi Rama deri diku e ka patur të imponuar këte stil veshje për shkak të problemeve shëndetësore. Rama kryen seanca të rregullta kiropraktike me terapist për lehtësimin e dhimbjeve të trupit.